Futboll Sport

KRIZA E THELLË FINANCIARE/ Klubi legjendar nuk merr licencën për kampionat. 59 trofe në 110 vite histori

Momenti financiar është delikat dhe bota po vuan pasojat e pandemisë që ka kaplluar prej 1 viti të gjitha sferat e jetës dhe shoqërisë…

Kështu që shumë klube futbolli vuajtën jashtë mase: disa duke vonuar rrogat, të tjera duke mos paguar, disa madje duke rrezikuar shkrirjen por edhe licencimin në kampionatin tjetër…

Mes tyre është edhe gjiganti i Austrisë, Austria Vien, e cila sot ka marrë grushtin e rëndë. Nuk do të licencohet në kampionatin vijues 2021-22.

Sigurisht që do të apelohet ky vendim pasi problemet financiare të klubit të Vjenës mund të zgjidhen me kalimin e kohës dhe do të ishte një figurë vërtet e shëmtuar për futbollin austriak të përjashtonin kështu skuadrën që ka fituar 59 trofe në historinë e saj 110 vjeçare.

Kujtojmë që te Austria Vien luan edhe shqiptari Agim Zeka.

Related posts

ZBULON OBJEKTIVAT E KLUBIT/ Galliani: Kemi një ëndërr për 110 vitet e Monza-s dhe nuk fshihemi…

Delo.autor

Napoli fiton edhe ndaj Beneventos, vazhdon kryesimin në Serie A

Q.Autor

ALMERIA TRIUMFOI PËR HERË TË PARË NDAJ BARCELONËS/ Katalanasit regjistrojnë një rekord negativ

F.autor

Leave a Comment