Bundesliga Futboll Sport

“TË GJITHË E DIMË MERKATON E BAYERN”/ Kovac kritikon “bavarezët”: Flick nuk diskutohet. E dimë si funksionon atje…

Niko Kovac ka folur në konferencë për shtyp për diferencat mes Monaco-së së tij dhe Bayern Munich, në drejtim të të cilit ka qenë në sezonin 2018-19.

Kovac u shkarkuar dhe vendin e tij e mori Flick.

Trajneri i klubit francez ka folur për Sport Bild në lidhje me metodën e punës te klubi i Principatës:

“Këtu bëhet merkato në një bashkëpunim të ngushtë mes meje dhe Paul Mitchell (drejtori sportiv). Flasim për gjithçka bashkë, nga lojtarët që na interesojnë tek ata që duam të blejmë. Çdo klub duhet të funksionojë në këtë mënyrë, dhe kjo është arsyeja pse kam nënshkruar me këtë skuadër”, ka thënë Kovac.

“Te Bayern është e kundërta. E dimë të gjithë si funksionon merkato në Mynih. Ndër të tjera nuk arrij të kuptoj që mund të ketë diskutime të tilla për Hansi Flick, me gjithë sukseset e tij”.

Fjalët e Kovac tingëllojnë si një kritikë ndaj drejtorit sportiv të bavarezëve Salihamidzic, i cili ka patur disa mosmarrëveshje me trajnerin që ka fituar 6 tituj në 15 muaj.

Related posts

MERKATO E NXEHTË/ Perisic, tjetër “jo” ndaj Man United, teksa fillon telenovela “Vidal”

Isa.Autor

“PRITSHMËRITË NDRYSHUAN PAS EURO 2016″/ Ndihmësi i Rejës: Projekt super, Shqipëria po rritet në… mbrojtje

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Djali i Zidane përfundon në Portugali tek klubi… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment