Futboll Kategoria Superiore Sport

GJESTI I SHËMTUAR NË VLLAZINA-LAÇI/ Mbrojtësi Obanor: Më falni, por më ofendoi familjen gjithë ndeshjen… (FOTO)

Mbrojtësi i Laçit, Erhun Obanor, ka reaguar pas gjestit të shëmtuar në fundin e ndeshjes ndaj Vllaznisë, ku goditi me shkelm në stil “kung fu”, futbollistin e skuadrës shkodrane Herald Marku. Sipas 25-vjeçarit nigerian, Marku, e ka quajtur “majmun i zi”, gjatë gjithë ndeshjes, duke i ofenduar familjen.

REAGIMI I OBANOR:

“Së pari dua të them që më vjen keq për të gjitha ata që kanë parë atë që bëra në fund të ndeshjes dhe mbaj përgjegjësi për të. Gjithashtu dua t’ua them të gjithëve arsyen se pse veprova ashtu. Futbolli është një lojë për t’u shijuar dhe fair-play, por numri 10 i Vllaznisë (i referohet Herald Markut) më ka sulmuar mua dhe familjen time duke përdorur fjalë të këqija dhe më e keqja nga të gjitha ai vazhdoi të më thërriste përgjatë gjithë lojës ‘majmun i zi’. Nuk ka vend për racizëm. Në këtë lojë jemi të gjithë njëlloj, jemi të gjithë qenie njerëzore”.

Related posts

Gati revolucioni tek Gjermania, “sakrifikimi” i parë mban emrin e Ozil

Sadik.Autor

Ja arsyet pse Higuain do të SHKËLQENTE te Chelsea

Sadik.Autor

U MBAJT ANKANDI/ Shitet emri i Kategorisë Superiore, ja cila është kompania fituese

Delo.autor

Leave a Comment