Futboll

Higuain mungon edhe ndaj Atalantës

Mediat italiane raportojnë se Gonzalo Higuain nuk do të jetë i gatshëm as për ndeshjen e së mërkurës mbrëma kundër Atalantës, pasi dje ka stërvitur veçmas.
Sulmuesi argjentinas pësoi një dëmtim në nyje në derbi kundër Torinos javë më parë, edhe pse mendohet se nuk është lëndim serioz, transmeton Express.

Mendohej se ai do të rikthehej për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Atalantës, por Gazzetta dello Sport raporton se kjo mund të mos ndodhë pasi ai u stërvit i vetëm dje.

Me ndeshjen e kthimit ndaj Tottenhamit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve në vazhdim, Massimiliano Allegri pritet të mos rrezikojë me Higuanin dhe më e shumta që ai mund të bëjë është të jetë në stol nesër.

Related posts

FITORE E RËNDËSISHME/ Të besuarit e Sarrit mposhtin Brightonin dhe ngjiten në vend të pestë

Delo.autor

Luftëtari gati për Europën, Lika: Kemi oshilacionet tona

Sadik.Autor

TRAGJEDIA/ Lojtarët me LOT NË SY i bashkohen ceremonisë së nderimit për pronarin e tyre (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment