Futboll Sport

DHA DORËHEQJEN NË MUAJIN SHKURT/ Trajneri i njohur shfaqet i dehur dhe totalisht i përhumbur (VIDEO)

Ish-trajneri i Sëlltikut, Neil Lenon, është shfaqur në gjendje të mjerueshme, 2 muaj pas dha dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës skoceze.

Trajneri 49-vjeçar dha dorëheqjen nga drejtimi i Sëlltikut më 24 shkurt të këtij viti, teksa vetëm 2 muaj më vonë, ai është shfaqur në gjendje të dehur.

Në një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, shihet Lenon, i cili është në gjendje të dehur dhe totalisht i përhumbur, teksa duket se pas largimit nga posti i trajnerit, jeta e tij ka ndryshuar për keq.

Video ka bërë xhiron menjëherë në rrjetet sociale dhe të shumtë kanë qenë ata që kanë kërkuar që ajo të fshihet, por tashmë është diçka thuajse e pamundur, pasi është shpërndarë në shumë vende.

Related posts

PREMIO SPECIALE/ Ja shifra e majme që do të përfitojë Strakosha nëse Lacio merr… titullin

Delo.autor

“PRES NJË NDESHJE INTERESANTE”/ Flet mesfushori Kroos: Holanda ka krijuar një skuadër të frikshme

Delo.autor

Roma udhëton në Bologna, Di Francesco mendon për Barçën

Sadik.Autor

Leave a Comment