Futboll Sport

KËRKOHET ARRITJE E MADHE/ Barcelona me sytë nga Rei Manaj

Barcelona B do të luajë katër ndeshjet vendimtare për sezonin. Bëhet fjalë për fazën “play off” që i jep mundësinë të jetë pjesë e Ligës së Dytë spanjolle në sezonin e ardhshëm.

Arritje e rëndësishme për arkat e klubit, nisur edhe nga forma dhe vlerat që marrin talentet e akademisë “La Masia”. Brenda tri javësh, Barça B do të luajë ndaj Vijarealit B (18 prill), Alkojanos (25 prill), Ibizës (2 maj) dhe Vijarealit B (9 maj). Në këtë sprint final, katalanasit i kanë sytë te Rei Manaj, kryegolashënuesi i skuadrës me nëntë gola.

Deri në fund të këtij sezoni, sulmuesi lushnjar do të ketë peshën për të udhëhequr katalanasit drejt arritjes së këtij objektivi, siç edhe ka bërë deri më tani me golat në ndeshjet e kampionatit të rregullt të Ligës së Tretë.

Related posts

Gjermani i njohur tradhton bavarezët: Unë shoh favorit Real Madridin…

Sadik.Autor

VIDEO/ Messi i jashtëzakonshëm, shënon tjetër supergol

Q.Autor

“ASNJËHERË NUK VRAPUAR 21 KILOMETRA”/ Luiza Gega triumfon në Maratonën e Shkupit, më pak garues për shkak të…

Delo.autor

Leave a Comment