Futboll Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ “Kërcënuan” Mbappe pa dijeninë e tij, talenti anglez ndërpret kontratën me menaxherët e rrjeteve sociale

Mançester Siti arrit të mposhtë Borusia Dortmundin dhe të kualifikohet për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve ku do të përballet me francezët e PSG-s.

Protagonisti kryesorë i ndeshjes për anglezët ishte talenti, Fil Foden, i cili kontribuoj në këtë ndeshje duke fituar penalltinë e barazimit dhe shënoi golin e përmbysjes në sfidën ndaj verdhezinjëve. Menjëherë pas ndeshjes, Foden u bë protagonist ku pas një statusi në “Twitter”, i drejtohej sulmuesit francez, Kilian Mbape me fjalët “A je gati”.

Statusi u fshi pas disa minutash, por mesa duket ky postim është bërë pa dijeninë e 20 vjeçarit anglez, i cili ka shkëputur kontratën me kompaninë që i menaxhonte rrjetet sociale. Sipas “Daily Mail’’, Foden dhe agjentët e tij ngelet të habitur nga statusi i cili është bërë pa dijeninë e futbollisitit dhe ka shkëputur menjëherë marrëdhëniet me kompaninë angleze.

Foden cilësohet si një ndër talentet më të mirë në botë, teksa po bën mjaft mirë nën drejtimin e Guardiolës këtë sezon.

Related posts

KISHTE VENDOSUR REKORD NË 2010/ De Jong mposht shokun e ardhshëm të skuadrës, ja rekordi i tij

Delo.autor

Botërori “Rusi 2018″/ Ja si njihen ndryshe 32 skuadrat e këtij kompeticioni

Sadik.Autor

Starova: Panuçi ka bërë formacion për vete, vetëm për të mos…

Isa.Autor

Leave a Comment