Futboll Seria A Sport

“ËSHTË GJITHMONË GATI NË ZONËN E RREPTËSISË”/ Garcia i “çmendur” pas ish-yllit të Milan-it: Shumë pak si ai

Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Nantes, trajneri Rudi Garcia ka analizuar sezonin e mirë të Lucas Paqueta-s me fanellën e Lyon-it.

“Paqueta është shumë i aftë, jep shumë asiste dhe kuptohet shumë mirë me Depay. I ndihmon shokët e ekipit dhe ka një shpirt të madh skuadre, ky aspekt është forca e saj më e madhe”, ka thënë Garcia.

“Lucas shënon dhe ndonjherë harron të luajë edhe për veten. Është gjithmonë gati në zonën e rreptësisë dhe ka një gjuajtje shumë të mirë nga jashtë zonës, ka me të vërtetë pak si ai”, ka shtuar trajneri për ish-lojtarin e Milan-it.

Mesfushori brazilian ka koleksionuar deri tani në këtë sezon 27 ndeshje, 7 gola dhe 4 asiste me Lyon-in.

Related posts

KA SHKËLQYER NË FRANCË/ Manchester City gati 32 milionë euro për mbrojtësin…

Delo.autor

DJEMTË E INZAGHIT NË SUPERFORMË/ Lazio “shkatërron” ekipin modest dhe kalon në kupë

Delo.autor

LIVE SHORTI/ Shkëndija me FAT, “peshkon” kampionët e Uellsit ndërsa KUKËSI ndeshet me Valletën

Sadik.Autor

Leave a Comment