Futboll La Liga Sport

FITUAN TROFEUN E 31 TË KUPËS SË MBRETIT/ Dembele “përjashtohet” nga fotografi e grupit, Pique është i pamëshirshëm (VIDEO)

Një skenë argëtuese është zhvilluar mbrëmjen e së shtunës pas fitores bindëse të Barcelona-s kundër Atheltic Bilbaos në finalen e Kupës së Mbretit.

Ousmane Dembele ka provuar të futet në fotografinë e grupit me trofeun të lojtarëve që kanë dalë nga La Masia, qendra e famshme e të rinjve të katalanasve prej ku kanë dalë shumë talente që luajnë me skuadrën e parë.

Megjithatë, protagonistët e fotografisë, mes të cilëve Sergio Busquets, Sergi Roberto dhe Riqui Puig, nuk e kanë marrë mirë dhe e kanë larguar francezin mes të qeshurave.

Gerard Pique i ka thënë: “Largohu nga këtu me gjithë paratë që kushton!”.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Liverpool me pesë “yje”, finalja është vetëm një formalitet ( VIDEO)

Sadik.Autor

E ARDHMJA E STOLIT TË INTERIT NË DILEMË/ Conte nis negocimin me rivalët e Serisë A…

Delo.autor

DEKLARATA NË PRAG TË SFIDËS PREMIER/ KLopp mohon: Ne jemi ende në lojë për…

Delo.autor

Leave a Comment