Formula 1 Sport Të tjera

MOMENTE FRIKE NË FORMULA 1/ Aksident mes Mercedes dhe Williams, ndërpritet gara e Imola (VIDEO)

Në xhiron e 34-t është ndalur gara e Çmimit të Madh të Italisë në Formula 1, që po zhvillohet në pistën e Imola. Një aksident mes makinës Mercedes të Valtteri Bottas dhe asaj Williams të George Russell ka sjellë ndërprerjen e garës.

Makinat kanë patur kontakt mes tyre, duke dalë jashtë pistës, e cila është mbushur me pjesët e të dyja makinave. Për fat, asnjë nga pilotët nuk ka pësuar dëmtime. Gara për momentin kryesohet nga Max Verstappen me Red Bull, ndjekur nga Charles Leclerc me Ferrari.

Makinat janë parkuar në bokse në pritje të rifillimit të garës, me Hamilton që ndodhet në vendin e 9-të, pasi doli jashtë piste dhe dëmtoi pjesën e përparme të makinës.

Related posts

PRAPASKENA/ BEFASON FURY: Ja çfarë ndodhi kur duelova me JOSHUA vite më parë

Isa.Autor

Luka Modric: Kroacia u motivua nga mungesa e respektit të ekspertëve anglezë

Sadik.Autor

“TOKIO 2020″/ Ja kur pritet të konkurrojë atletja Biles në finalen e traut të ekuilibrit…

Delo.autor

Leave a Comment