Futboll

Operohet Neymar? Trajneri i PSG-së ‘shpërthen’ keq: Ja sa do mungojë braziliani (FOTO)

Trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery ka ‘shpërthyer’ kundër mediave të cilat sipas tij po sajojnë lajme të pavërteta për dëmtimin e Neymarit.

Pak minuta më parë ishte e përditshmja spanjolle “Marca” që raportonte një operacion të mundshëm të brazilianit duke rrezikuar ndjeshëm Botërorin, shkruan “Mundo Deportivo”, raporton SYRI.net.

“Lajmet që Neymar do t’i nënshtrohen operacionit janë krejtësisht të pavërteta. Sot u takova me mjekun dhe ai më tregoi situatën e plotë të dëmtimit dhe vendimet që duhej të marrë në lidhje me rimëkëmbjen e tij. Dëmtimi i Neymarit nuk ka ditë të caktuara sa duhet të pushojë por do të shohim sa do të rikuperojë cdo ditë. Tani për tani ne jemi të qetë dhe po presim që Neymar të stërvitet. Nëse ai e bën kjo është fantastike, nëse jo ne kemi shumë alternativa të tjera për repartin e sulmit”, u shpreh ai gjatë një konference për mediat.

Ndrydhja e nyjës dhe çarja në ashtin e pestë të këmbës së djathtë i ndodhi brazilianit në ndeshjes e së dielës kundër Marseille.

Related posts

MUNGOI GJATË GJITHË SEZONIT TË KALUAR/ Van Dijk: Mendojnë se shtirem, por nuk dinë asgjë

Delo.autor

LETRA/ Barcelona e gatshme të dalë në gjyq me ish-trajnerin, Quique Setien

Delo.autor

TONALI MERR LAJMIN E KEQ/ Mesfushori i Milanit pezullohet me 3 ndeshje, rrezikon Europianin me Italinë

Delo.autor

Leave a Comment