Futboll Shqipëri Sport

PO SHKËLQEN NË HOLANDË/ Ylli Broja shkëlqen në finalen e Kupës ndaj Ajax-it, protagonist te goli i barazimit (VIDEO)

Armando Borja është bërë protagonist në finalen e Kupës së Holandës, e cila po luhet mes Ajaksit dhe Viteshes.

Sulmuesi i Shqipërisë ka dhënë asistin te goli i barazimit për Viteshen, në minutën e 30-të, pasi Ajaksi kishte kaluar i pari në avantazh në mitën e 23-të me Gravenbersh.

Broja, fiton duelin në krahun e djathtë me qendërmbrojtësin e Ajaksit, Lisandro Martinez dhe shkëputet bukur duke u futur në zonë, aty ku jep një top shumë të shkëlqyer për Lois Openda, i cili e ndal topin në fundin e rrjetës.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, me Brojën që tregon edhe një herë se është duke kaluar një formë shumë të mirë në Holandë, ku luan i huazuar nga Çelsi, teksa këtë sezon ka arritur të shënojë edhe 9 gola, midis Kupës dhe kampionatit.

Related posts

KANË HUMBUR EFIKASITETIN/ Dështime totale në Milano, dy sulmues po mahnitin në Brazil

Isa.Autor

NDIZET MERKATO/ Javë vendimtare për MBAPPE, POGBA, MARIANO, KUADRADO…

Isa.Autor

“MOMENTI I DUHUR”/ Reali ka gati ofertën për Hazardin, por ka një problem

F.autor

Leave a Comment