Futboll Sport

“MUND TË KISHTE NDËRRUAR JETË NËSE…”/ Bie në fushë pa ndjenja, lojtari në gjendje të rëndë. Goditet arbitri sepse…

Një episod aspak i këndshëm është regjistruar në ndeshjen e Ligës së  Parë në Kosovë, mes Ferizajt dhe Ulpianës. Pak minuta para fundit, futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli, gjatë një dueli në ajër, bie në tokë pa ndjenja. Megjithatë pavarësisht kësaj, arbitri i ndeshjes, Petrit Rama nuk e ndaloi ndeshjen, për t’iu dhënë ndihma e parë lojtarin.

Menjëherë pas përfundimit të aksionit, në fushë janë futur stafet mjekësore, të cilat e kanë shoqëruar menjëherë në spital. Drejtori i klubit të Ferizajt për ngjarjen është shprehur: “Ishte një duel i fortë në zonën tonë dhe ai u rrëzua keq.

U pa që djali ishte pa vetëdije dhe arbitri nuk e ndalte lojën. Thesari për disa sekonda ishte pa ndjenja dhe tani e kemi dërguar në QKUK. Fatmirësisht vetëdija i është kthyer, por momentalisht nuk është në gjendje të mirë. S’po i kujtohet asgjë nga ndeshja. Mjeku më tha që nëse do të ishim vonuar edhe 5 sekonda mund të kishte ndërruar jetë”, tha Nadir Haxhimusa për “Indeksonline”.

Në fundin e ndeshjes, arbitri kryesor, Rama është goditur nga një tifoz, i cili ia doli të futej në fushë, për shkak se nuk ndaloi lojën kur u dëmtua lojtari i Ferizajt.

 

Related posts

Adriano Galliani: Milani ka vendosmërinë e Gattusos, Sarri është fantastik…

Sadik.Autor

PARALAJMËRON KAMPIONIN KHABIB/ Justin Gaethje: Grushtet e mia shkaktojnë dëme dhe gjak

Delo.autor

MERKATO E INTERIT NUK NDALET/ Pas blerjes së Godin, Marotta planifikon dy “goditje” të tjera me “parametra zero”

Delo.autor

Leave a Comment