Futboll Sport

ZYRTARE/ Raste të shumta me Covid-19 të futbollistëve, kampionati italian pezullohet deri në datën 1 maj

Seria B italiane është pezulluar si shkak i rasteve të shumta me Covid-19 në ekipet respektive dhe pritet të fillojë në datën 1 maj.

Shumë ekipe u ankuan për kundërshtarët e tyre me arsyetimin se ata favorizoheshin duke mësuar paraprakisht rezultatet dhe kjo do të ndikonte në renditjen e kampionatit. Teksa ndodhet 4 javë nga fundi i saj, Seria B ka hyrë në fazën e nxehte ku do të mësohen dhe ekipet të cilat do të luajnë në Serinë A vitin tjetër.

Kampionati do të rifillojë në datën 1 maj dhe do të luhen 4 ndeshje brenda 10 ditëve. Kalendar mjaft i ngjeshur për ekipet, por që do të kenë kohë të rigjejnë lojtarët e tyre të cilët mungojnë si shkak dëmtimi ose janë të infektuar me virus.

Related posts

Halili: Kemi skuadër me 18 lojtarë formacioni. E ardhmja e Ze Marias? Mendoj se…

Isa.Autor

“OPERACIONI FSHESA”/ MILANI pritet të shesë dy lojtarë për të transferuar super “yllin”

Isa.Autor

KUPA E BOTËS/ Polonia ka shënuar golin e parë ndaj Japonisë

Sadik.Autor

Leave a Comment