Futboll Sport

“PJESËMARRJA NË KËTË LIGË ËSHTË E PAPRANUESHME”/ Reagon presidenti Gravina: Futbolli i përket tifozëve dhe jo…

Për krijimin e Super Ligës reagoi dhe presidenti i federatës italiane të futbollit, Gabriele Gravina, i cili u shpreh se Italia do të vazhdojë më programin e UEFA-s dhe është kundër krijimit të kësaj lige.

“Reforma e vetme e vlefshme është ajo e lindur nga propozimi i UEFA-s, çdo përpjekje për të tjetër është e papranueshme dhe e dëmshme për futbollin evropian. Pjesëmarrja në këtë projekt i largon klubet nga konteksti i njohur nga FIFA”.

Trashëgimia sportive dhe kulturore e garave individuale përfaqëson një vlerë të shtuar për çdo turne ndërkombëtar, ne duam të mbrojmë meritat sportive dhe mundësinë që secila skuadër të ndjekë një ëndërr të madhe së bashku me mbështetësit e tyre. Futbolli u përket tifozëve, ai duhet të modernizohet, por jo të shtrembërohet. Futbolli është pjesëmarrje e përbashkët , nuk është një klub i vetëm”.

Related posts

REAGIMET PAS CHELSEA UNITED/ Flasin Pogba dhe Solskjaer

Delo.autor

Ish-lojtari i Luftëtarit firmos në Greqi, 20-vjeçarin e presin si talent

Isa.Autor

Goli në 4 minuta/ HIGUAIN vendos rekord kuqezi duke mundur finalizimin e TAARABT

Isa.Autor

Leave a Comment