Futboll Seria A Sport

POLEMIKAT PËR KRIJIMIN E “EUROPEAN SUPER LEAGUE”/ Përfundon Asambleja e Serisë A. Ja vendimi i Milanit, Juventusit dhe Interit…

Ka përfunduar pak minuta më parë, Asambleja e Serisë A e zhvilluar këtë pasdite, për të diskutuar rreth çështjes delikate të krijimit të Super Ligës Europiane. Ky takim u realizua nëpërmjet një videokonference, ku morën pjesë gjithashtu edhe Juventus, Milan dhe Inter, vendimi i të cilëve ishte e qartë: “Ne duam të vazhdojmë të luajmë në Serinë A”.

Përtej dëshirës së tyre, pjesëmarrja në kompeticionin vendas është në rrezik për shkak se UEFA pritet të përjashtojë këta tre klube si masë ndëshkimi për organizimin e Super Ligës.

Dëshira e klubeve është që të vazhdojnë paralelisht të militojnë edhe në kampionatet respektive edhe në Super Ligën Europiane. Me mjaft kureshtje pritet të mësohen se cilat do të jenë hapat e ndjekur në ditët në vijim.

Related posts

Dani Alves, rival me “Los Blancos” për 15 vite

Q.Autor

SYTË TEK TROFEU/ Allegri: Ligën e Kampionëve këtë sezon do ta fitojë…

Isa.Autor

Bar Rafaeli, imazhi që po “ndez” Giro D’Italia (Foto)

Sadik.Autor

Leave a Comment