Futboll Kategoria Superiore Sport

AFRIMET E JANARIT/ Përforcimet ende “figurantë”, ja lojtarët e Partizanit që nuk luajnë as tek ekipi B…

Partizani ishte ekipi “kampion” i merkatos së janarit, duke afruar emra të rëndësishëm, si Stenio Zhunior, Valentino Murataj dhe Ferhan Hasani. Përveç këtyre tri afrimeve, Partizani siguroi edhe firmat e Roberto Dominguezit, Donald Mëllugjës, Anteo Osmanllarit, Geri Selitës, Loti Celinës, Markovanbasten Çemës dhe Franci Lalës. Përveç Zhuniorit dhe Muratajt, futbollistët e tjerë nuk kanë rezultuar të rëndësishëm për trajnerin Daja.

Mëllugja ka luajtur vetëm 26 minuta për ekipin e parë të Partizanit gjatë këtyre tre muajve, ndërsa Dominguez, Osmanllari, Lala, Celina dhe Selita ende nuk kanë debutuar me të kuqtë në Superiore. Pyetja është se pse trajneri Daja nuk i çon disa nga këta lojtarë të luajnë te skuadra B, ku mund të kenë minuta në këmbët e tyre. Lala është titullar i padiskutuar për Partizanin B, Markovanbasten Çema dhe Geri Selita janë aktivizuar në 6 ndeshje, ndërsa Anteo Osmanllari në 5 takime. Mëllugja dy herë ka kontribuar tek ekipi B.

Dominguez është “salduar” në stolin e ekipit të parë dhe bashkë me Celinën nuk kanë asnjë minutë në fushë. Duke mos pasur hapësira tek ekipi i parë, mirë do të ishte që lojtarët të merrnin minuta tek ekipi B, ku përveç kontributit për fanellën do të ishin në ritëm edhe për nevojat e skuadrës së parë. Duket disi e pakuptimtë pse Daja nuk i çon disa nga lojtarët që stërvit të aktivizohen tek ekipi B.

Related posts

ISH “PRINCI” I MILANIT/ Boateng tani një yll Hip Hop-i, publikon këngën e tij (VIDEO)

Isa.Autor

“NUK ISHTE PENALLTI”/ Fillojnë reagimet për vendimin e gjyqtarit në finalen e Championsit (VIDEO)

Delo.autor

“QËNDROJ TEK JUVENTUSI”/ Matuidi flet për trajnerin e klubit: Ai ka treguar cilësi të shkëlqyeshme, shpresoj…

Delo.autor

Leave a Comment