Futboll Sport

E PABESUESHME/ Profecia e ish-presidentit të klubit italian, e parashikoi krijimin e Super Ligës në vitin… 1979

Lindja e Super Ligës ishte parashikuar që në shkurtin e vitit 1979 nga presidenti i ndjerë i Askolit, Kostantino Roci, i cili nuk jeton më prej vitit 1994.

“Në një plan afatgjatë do të kemi një kampionat europian me klubet më të mëdha të çdo vendi dhe paralelisht një tjetër kampionat me karakter kombëtar, në mos edhe rajonal, me klubet e tjera. Juventusi, Interi, Milani, Torino do të përfundojnë në mënyrë të pashmangshme në elitën e të tjerave më të mira dhe do të matin forcat në një turne të ndryshëm.

Nuk ka rrugë tjetër. Sigurisht që në fillim do të shkaktojë një traumë jo të vogël, por kur të mësohemi, gjithçka do të duket më normale”, tha Roci. Përveç përfshirjes së Torinos në këtë elitë, sigurisht që sot gjërat kanë ndryshuar, profecia e tij mund të quhet e goditur.

Related posts

I PAPËRMBAJTSHËM/ Marquez “FLUTURON” në Austri, ndjekin dy pilotët e Ducati, Rossi i…

Isa.Autor

Bayern Munich ndalet në shtëpi nga Hertha Berlin

Q.Autor

CHAMPIONS/ Boateng bën rolin e sulmuesit, gjen mjaft bukur rrjetën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment