Futboll Sport

“AGNELLI, PEREZ DHE GAZIDIS JANË MASHTRUES”/ Presidenti Ceferin: Super Liga është një pështymë në fytyrë kundër atyre që…

UEFA dhe bota e futbollit janë mbledhur sot kundër këtij propozimi të tmerrshëm, që është çuar përpara nga pak klube europiane, të cilat ndjekin vetëm idenë e lakmisë. Bota e futbollit, e mbështetur dhe e mbrojtur edhe nga qeveritë e mëdha të kontinentit janë të bashkuara kundër këtij projekti pa sens”.

E nis me këto fjalë deklaratën e tij presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, në konferencën për shtyp të mbajtur në Montro, pas lindjes së Super Ligës, ndonëse “bosi” i qeverisë europiane të futbollit kalon më tej në kërcënime jo vetëm për klubet pjesëmarrëse, por edhe për futbollistët që janë pjesë e tyre. Dhe për më tepër lëshon akuza të ashpra, madje vrer ndaj tri prej kokave kryesore që ideimit të kësaj Super Lige, Florentino Perezit (presidenti i Realit të Madridit), Andrea Anjelit (presidentit të Juventusit) dhe Ivan Gazidhisit (administratorit të Milanit).

KËRCËNIM EDHE PËR FUTBOLLISTËT

“Super Liga është një pështymë në fytyrë kundër atyre që duan futbollin, – vazhdon deklaratën e tij të ashpër Ceferin. – Madje, jo vetëm klubet që janë pjesë e tij do të kenë pasoja, por edhe futbollistët e skuadrave që janë pjesë e Super Ligës nuk do të mund të luajnë as në Europian, as në Botëror me kombëtaret e tyre. Do të lihen dhe nuk do të pranohen nga ne, as në kombëtaret respektive. UEFA deri më sot ka shpërndarë 90 për qind të të ardhurave që grumbullon. Ajo nuk është një organizatë që mendon vetëm për paratë, Super Liga po. Ky turne është interesi i një duzine të pisët skuadrash. Solidariteti në sport është diçka e përjetshme, por me sa duket për disa persona diçka e tillë nuk ekziston. Solidaritet ato quajnë vetëm paratë në xhepat e tyre. Ndaj, duke parë mbështetjen e ardhur ndaj nesh, dua të falënderoj të gjithë familjen e futbollit, me përjashtim të atyre 12 klubeve që janë jashtë nesh. Askush nuk mund të na e rrëmbejë futbollin, unë dhe partnerët tanë nuk do të lejojnë të ndodhë kjo”.

SULMI NDAJ ANJELIT, PEREZ E GAZIDHIS

Vreri i drejtpërdrejtë ndaj organizatorëve të turneut të ri nuk mund të mungonte. “Nuk kam parë kurrë një person si Andrea Anjeli që mund të gënjente kaq shumë në vazhdimësi. Me të fola të shtunën. Më tha se Super Liga dhe krijimi i saj ishin vetëm zëra. Më konfirmoi se do të më kishte telefonuar pas një ore, por sa e mbylli me mua fiku celularin. Nuk dua të flas për Anjelin, pasi personalisht është zhgënjimi më i madh. Ideja e Super Ligës kishte lindur përpara COVID-it, një ide që është pak ta quash narciste dhe nuk ka lidhje me pandeminë. E vërteta është që kur kam folur me Anjelin e Florentino Perezin, ata kërkonin gjithmonë e më shumë kohë… Pse këto 12 klube e krijuan Super Ligën? Sepse nuk janë të menaxhuar mirë. Duan thjesht të jenë të famshëm, por do të bëhen të famshëm për gjënë dhe mënyrën e gabuar. Realisht jam i lumtur që e nxorën kokën, pasi në këtë mënyrë të gjithë do ta kuptojnë se çfarë njerëzish janë në të vërtetë, të gjithë drejtuesit e këtyre 12 klubeve… Anjeli, Perez, Gazidhis janë thjesht gjarpërinj e mashtrues!

Mos harrojmë se Juventusi zbriti në Serinë B, ndërsa Mançester Junajtidi përpara epokës ‘Ferguson’ nuk dihej se ku ndodhej, pasi deri në atë periudhë ishte Aston Vila klub më i madh se ata, – vazhdon Ceferin, që në fund provon të ulë disi tonet. – Pavarësisht zhgënjimit tim nuk kam thënë se këto klube janë përjashtuar nga futbolli europian, por mënyra e tyre e të reaguarit ishte tmerrësisht e gabuar. Anjeli ia mbathi, sepse duke u dorëhequr edhe si president i ‘ECA’-s tradhtoi 247 klubet që ishin pjesë e asaj shoqate. Diçka e paparë. Gjithsesi, nëse do të ndërrojnë mendje dhe të bëjnë prapakthehu nga ideja e tyre unë do t’u thoja atyre: ‘Mirë se u rikthyet në këtë projekt fantastik të ri që ka programuar UEFA edhe për vitin 2024 e në vazhdim’. Me ose pa Juventusin, Realin dhe ekipet e tjera të Super Ligës, Champions-i dhe projektet UEFA-s do të vazhdojnë të shkëlqejnë”, përfundoi Aleksandër Ceferin.

Related posts

RRËFEN NGA KARRIERA E TIJ/ Fabian Ruiz tregon: Kam mësuar të luaj në rrugë. Nuk do ta harroj kurrë ditën që…

Delo.autor

PËRFUNDOJNË PJESËT E PARA TË EUROPA LEAGUE/ Ja rezultatet…

Isa.Autor

ELIMININIMI NGA NATIONS LEAGUE/ Portieri Donnarumma: Impenjimi është i atyre që veshin fanellën e… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment