Futboll

Sadiku debuton me humbje në La Liga

Armando Sadiku debutoi me Levante në La Liga, por ndeshja e parë e sulmuesit shqiptar nuk përfundoi me sukses. Ekipi i tij u mund me rezultatin 2 – 0 në shtëpi nga Betis.

Sadiku e nisi si titullar me trajnerin Muniz që zgjodhi të luajë me 2 sulmues për t’i dhënë hapësirë afrimit të ri të Levante.

Shqiptari kishte edhe një rast për gol gjatë pjesës së parë, por goditja e tij u ndal nga portieri. Armando Sadiku u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa i la vendin në fushë në minutën e 65’ nga Pazzini. Sipas mediave lokale Sadiku nuk është ende në formën më të mirë fizike.

Levante që nuk fiton prej 13 takimesh, po lufton për të qëndruar në La Liga. Për këtë qëllim afroi gjatë meraktos së dimrit 7 lojtarë mes tyre edhe Armando Sadikun.

Related posts

Ronaldo: Topi i Artë? Është bukur që e kemi ndarë për 10 vite me Messin

Q.Autor

Spanjollët bëjnë golat, Bayerni merr fitoren

Sadik.Autor

OFENDOI PJESËTARIN E STAFIT TË “DJAJVE TË KUQ”/ Pioli kërkon falje: Më vjen keq për reagimin që kam patur, isha…

Delo.autor

Leave a Comment