Futboll

Emery i befason të gjithë: Ka mundësi që Neymar të luajë ndaj Realit

Unai Emery beson se ende ka shpresa që Neyamr të luajë në ndeshjen e kthimit ndaj Real Madrid në Ligën e Kampionëve
Neymar është diagnostikuar me lëndim të nyjës së djathtë dhe thyerje të ashtit të pestë të këmbës, ku besohej se do të mungonte për të paktën një muaj.

Madje e përditshmja spanjolle, AS shkon edhe më tej, duke thënë se lojtari ka nevojë të operohet dhe do të mungojë edhe më gjatë.

Por, sipas trajnerit të PSG-së, Unai Emery kjo nuk është e vërtetë, madje ai beson se Neymar mund të luajë të martën.

“Neymar do të operohet? Jo nuk është e vërtetë. Le të shohim si do të zhvillohet në ditët e ardhshme për të marrë një vendim të duhur. Ekziston një opsion që ai të luajë ndaj Real Madridit”, tha Emery gjatë konferencës për media.

“Nëse luan do të jemi shumë të lumtur, nëse jo, atëherë ne kemi lojtarë që do të zëvendësonin shumë mirë”, vazhdoi ai.

“Ndeshjen e nesërme nuk mund të luajë se është shumë afër, por ai dëshiron të luajë në të gjitha ndeshjet, përfshirë edhe at ëkundër Realit”, tha në fund Emery.

Ndeshja kundër Realit do të zhvillohet më 6 mars në Paris. /Express/

Related posts

BEFASUESE/ Mourinho refuzon të kritikojë djemtë e tij, pas humbjes së turpshme

Isa.Autor

VAZHDON SHKËLQIMIN NË POLONI/ Skemë perfekte, Muçi realizon gol fantastik në kampionat (VIDEO)

Delo.autor

Zidane: Të gjithë jemi përgjegjës për formën e dobët të Real Madridit, s’dua përforcime

Q.Autor

Leave a Comment