Futboll La Liga Sport

BARCELONA THYEN HESHTJEN MBI SUPER LEAGUE/ Presidenti Laporta: Domosdoshmëri. Nuk u tërhoqëm sepse…

Barcelona është një nga 12 klubet e fundit “të vetë-zgjedhur” që thyejnë heshtjen dhe shpjegon pozicionin në lidhje me krijimin e Super League.

E bën këtë përmes presidentit të saj, Joan Laporta, i cili shpjegoi për TV3 arsyet e hyrjes në projektin e Super League të Evropës:

“Ne duhet të mbajmë një pozitë të matur. Super League është një domosdoshmëri, por fjala e fundit do të mbetet nga partnerët tanë.

Do të duhet të jetë një garë tërheqëse e bazuar në merita sportive. Ne mbrojmë ligat kombëtare dhe jemi të hapur për dialog me UEFA.

Na duhen më shumë burime për ta bërë futbollin një shfaqje të shkëlqyeshme dhe mendoj se do të ketë një mirëkuptim.

Ka pasur presion mbi disa klube, por propozimi është ende i vlefshëm.

Ne bëjmë investime shumë të rëndësishme, pagat janë shumë të larta dhe të gjitha këto variabla duhet të merren parasysh, së bashku me meritat sportive”.

Related posts

Arsenal-Milan, “Djallit” i duhet më shumë se një mrekulli

Q.Autor

CHELSEA FRIKËSON JUVENTUSIN/ Londinezët ofrojnë 200 milionë euro për 3 SUPER LOJTARË

Isa.Autor

Lëv kërkon 3 pikët me Holandën: Kuman një trajner i madh, të fitojmë për tifozët

Isa.Autor

Leave a Comment