Futboll

Akademia e United i mëson të rinjve përulësinë me foton e Messi-t në mur

Manchester United ka përdorur një imazh të Lionel Messit për t’i mësuar të rinjve të akademisë të mos e humbasin përulësinë.

Në kohët e fundit lojtarët e akademisë së Premier League, të cilët shpeshherë janë akuzuar se janë të pamotivuar dhe se u mungon uria dhe një sens i perspektivës i nevojshëm për të arritur marrën.

Jose Mourinho ka dashur të vendosë një shembull për gjeneratën e re që luan në ekipet zinxhir të United, diçka që ishte një burim kyç i viteve të arta nën drejtimin e Sir Alex Ferguson.

Njëherë është raportuar se Ferguson detyroi të rinjtë e akademisë të veshin këpucë të zeza. Mourinho ka zgjedhur një mënyrë tjetër për të tërhequr vëmendjen e të rinjve.

Në një intervistë të kohëve të fundit nga The Times me trajnerin e akademisë Nicky Butt, është zbuluar fotoja e Messi-t duke pastruar këpucët në muret e dhomave të zhveshjes së akademisë.

Në foto është Messi 26-vjeçar duke bërë vetë punët e pista teksa ka qenë i grumbulluar me Argjentinën në 2014.

Mesazhi këtu është i qartë. Puno fort, stërvitu fort dhe mos u bë mendjemadh. Ashtu siç e bëri Messi, teksa mbetet një nga ikonat më të përulura të sportit.

Related posts

PARA SUPERSFIDËS/ Valverde: Interi të mos ketë frikë, por nëse do të kishte fituar vetë në Londër…

Isa.Autor

PROTESTA E OPOZITËS/ Shtyhet takimi mes Tiranës dhe Luftëtarit

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ PSG-ja nuk ndalet me goditje e mëdha, tenton të marrë yllin e Kampionit të Botës….

Delo.autor

Leave a Comment