Futboll Kategoria Superiore Sport

“LUFTA” PËR TITULLIN E SUPERIORES/ Teutën nuk e favorizon kalendari, ja përballjet e “ferrit” të skuadrës durrsake…

Teutën nuk e favorizon kalendari. Veç Tiranës, me të cilën luajnë në Durrës, blutë do të luajnë më pas në transfertë me Kukësin dhe Vllazninë.

Sa u përket ndeshjeve të mbetura, në shtëpi Teuta pret Partizanin dhe Bylisin, si dhe kampionatin e mbaron me Apoloninë. Ndërsa, ndeshjet e tjera i ka jashtë. Gjithsesi, ky nuk është ndonjë problem i madh, sepse vetëm në këto javë blutë, brenda apo jashtë kanë rikuperuar shumë pikë për të marrë vendin e parë, duke mos pësuar asnjë humbje.

Gjatë fazës së tretë skuadra ka treguar stabilitet. Nëse Teuta ia del në tri sfidat e radhës të marrë pikë të plota, të besuarit e trajnerit Martini shikohen në rrugën e drejtë për të sjellë titullin pas 27 vitesh në Durrës.

Related posts

BRAZILIANI RRËFEN AVENTURËN NË SUPERIORE/ Mbrojtësi Mercedes: U largova fshehurazi nga Shqipëria…

Delo.autor

SHUANI DYSHIMET/ MESSI apo RONALDO? Ja cili është më i miri i Champions

Isa.Autor

ZYRTARE/ Ish futbollisti i Barcelonës, “var këpucët në gozhdë” në moshën 34- vjeçare

Delo.autor

Leave a Comment