Futboll La Liga Sport

“VENDIMI PËR TË QËNDRUAR ËSHTË…”/ Koeman zihet ngushtë, ja çfarë thotë për të ardhmen e Messit…

Ronald Koeman është i etur për ta parë Lionel Messin pjesë të Barcelonës  edhe shumë vite, por thotë se nuk do të hedhë dritë mbi bisedimet e rinovimit të kontratës me gjashtë herë fituesin e “Topit të Artë”.

Spekulimet mbeten të përhapura në lidhje me lëvizjen e ardhshme të 33-vjeçarit, teksa Manchester City dhe PSG mbajnë nën vëzhgim ngjarjet në Katalonjë. Ndërkohë, Messi ka nisur të shkëlqejë në fushë dhe po luan përsëri me buzëqeshje në fytyrë.

Pas fitores 5-2 ndaj Getafe, Koeman u pyet përsëri për të ardhmen e Messit dhe iu tha gazetarëve: Edhe nëse do të kisha folur me Leo, nuk do t’ju tregoja. Vendimi për të qëndruar është në duart e tij. Ai kurrë nuk ia lejon vetes të shpërqendrohet nga fusha e blertë. Kjo duket në lojën e tij. Nuk diskutohet, kemi shumë nevojë për të. Ai ishte përsëri vendimtar. Le të shpresojmë se do të qëndrojë për shumë vite”.

Related posts

Nga Pozzo te Löw, njihuni me trajnerët më jetëgjatë të kombëtareve

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ Mjaftojnë 5 minuta lojë, mesfushori Delaney ndëshkon me kokë Çekinë (VIDEO)

Delo.autor

Sulmi ndaj Memellit, Tirana “gradon” kapitenin problematik

Sadik.Autor

Leave a Comment