Futboll Seria A Sport

“ISHA I “ÇMENDUR” PËR SHEVCHENKO-N”/ Mesfushori Kessie: Tifoz me Milan-in që në fëmijëri. Tani dua…

I  transferuar te Milan-i në 2017-ën, lidhja e Franck Kessie me ngjyrat kuqezi i ka rrënjët shumë larg.

25-vjeçari, tifoz i zjarrtë që në fëmijëri, ka zgjedhur të transferohet te milanezët katër vite më parë.

“Ëndrra ime është të fitoj me Milan-in, të luaj në Champions League me këtë fanellë. Edhe pse është skuadra me të cilën jam tifoz që në fëmijëri”, ka thënë Kessie për Gazzetta dello Sport.

“Mbaj mend që luaja në Playstation, isha i çmendur për Shevchenko-n. Por në atë kohë ishte e lehtë, sepse ai Milan fitonte trofe dhe kampionate me lehtësi”, ka vazhduar mesfushori.

Në lidhje me të ardhmen:

“Për t’u kthyer të mëdhenj duhet të tregojmë një mentalitet fitues, prej skuadre të madhe. Kështu arrihen objektivat. Unë ndihem në shtëpi tashmë, Milano është një qytet i madh, ka gjithçka për të jetuar”.

Related posts

NUK NDALEN POLEMIKAT/ I pa vaksinuar dhe pozitiv me Covid-19, Kimmich humb 1.5 milionë euro në karantinë

Delo.autor

Kombëtarja u-21 sfidon Italinë/ Bushi i beson Bares e Ramadanit çelsat e mesfushës

Isa.Autor

ANÇELOTI DREJT BRAZILIT? Ja kur do të vendoset e ardhmja e trajnerit italian

F.autor

Leave a Comment