Futboll Sport

“MEZI PRES TË FILLOJ KËTË EKSPERIENCË…”/ E kofirmon vetë lojtari, Boateng me profesion të ri. Ja roli tij…

Ish-futbollisti i Milanit dhe Barcelonës, Kevin Prince Boateng ka vendosur të ndryshojë jetën e tij, teksa puna e tij e re do të jetë komentimi i ndeshjeve të Kampionatit Europian  i cili do të luhet gjatë verës.

Lajmin e bëri të ditur vetë sulmuesi ganez, i cili u shpreh mjaft i emocionuar për eksperiencën e tij të re dhe se po e pret me padurim. Boateng ka nënshkruar kontratë me gjigandin gjerman “Sportschau”, ku do të jetë pjesë e stafit të televizionit që do të komentojnë ndeshjet.

“Zyrtare! Mezi po pres të filloj këtë eksperiencë të mrekullueshme për tu bërë ekspert futbolli. ‘Sportschau’ le ta bëjmë speciale, por para së gjithash dua të ndihmoj Monzën të ngjitet në Serinë A”, ishin fjalët e Boateng.

Aktualisht sulmuesi 34 vjeçar luan si sulmues për skuadrës e Monzës në Serinë B, teksa janë afër ngjitjes në Serinë A për sezonin tjetër.

Related posts

E BUJSHME NGA FRANCA/ PSG nuk pranon rinovimin me Thiago Silva, ja klubi që përfiton

Delo.autor

“JASHTËTOKËSORI” TEK INTER? Ja kur do të vendosë Messi

Delo.autor

“EURO 2020″/ Dalja e gabuar e portierit Simon, Immobile dhe Barella humbasin një shans të artë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment