Futboll

Mbrojtësi i Marseille i ‘hedh benzinë zjarrit’: Neymar e kërkoi vetë dëmtimin

Mbrojtësi i Marseille, Jordan Amavi, thotë se Neymar gjatë tërë ndeshjes kërkonte probleme dhe në fundi korri atë që kishte mbjellë.

Neymar u dëmtua në ndeshjen e fundit ndaj PSG dhe rrezikon të mungojë deri në dy muaj për shkak të dëmtimit të nyjës së këmbës së djathtë.

Braziliani u dëmtua vetë, pasi shkeli keq në tokë, por sipas mbrojtësit Jordan Amavi, ai e kishte kërkuar vetë këtë.

“Ne luajtëm normal kundër Neymarit. Ai gjatë tërë kohës kërkonte faulle. Unë po ju tregoj se çfarë pashë në fushë. Ai priste deri sa i afroheshim, pastaj mundohej të lirohej nga topi”, tha Amavi për RMC.

“Çfarë priste ai? Personalisht nuk e di, por ai korri atë që kishte mbjellë”, u shpreh në fund Amavi.

Për shkak të këtij dëmtimi Neymar do të mungojë në ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Related posts

I frikësuar nga racizmi rus, futbollisti i Anglisë largon familjen e tij

Sadik.Autor

Gledi Mici në tregun e merkatos: Dua të firmos jashtë, por nuk e përjashtoj edhe një rikthim te…

Sadik.Autor

Spalleti: Interi, i kompletuar për objektivat

Q.Autor

Leave a Comment