Futboll Premier League Sport

THEU REKORDIN PËR MË SHUMË ZËVENDËSIME NË PREMIER/ Ish-sulmuesi i Liverpool tallet keq me Milner: Kjo është ajo që…

Ish-sulmuesi i Liverpulit, Piter Krauç është tallur keq me rekordin e thyer nga mesfushori i të kuqve, Xhejms Milner, i cili u bë lojtari me më shumë paraqitje në fushën e lojës në rolin e zëvendësuesit.

Milner hyri si zëvendësuese në minutën e 58-të të takimit, në sfidën Liverpul-Njukasëll, duke arkivuar 159 paraqitje si zëvendësuese, rekord që mbahej nga Krauç në Premier Ligën angleze.

Për këtë sulmuesi anglez ka vendosur të bëjë ironi duke shkruajtur në “Twitter” fjalët: “Urime Xhemjs Milner për mposhtjen e rekordit tim në Premier Ligë mbi paraqitjet si zëvendësuese. Kjo është ajo që të gjithë po prisnin”, një ironi kjo nga ana e 40 vjeçarit duke u bazuar në formën e dobët të Liverpulit.

Related posts

“NUK JAM PENDUAR QË KALOVE TEK JUVENTUS/ De Ligt i përgjigjet Kluivert: Është thjesht një…

Delo.autor

Befason sulmuesi i Barcelonës/ Nënshkruan në Premier League me Watford

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Messi aktivizon “klauzolën e Argjentinës” me PSG-në, kombëtarja para klubit

Delo.autor

Leave a Comment