Futboll Premier League Sport

U SURPRIZUA NGA SHKARKIMI I MOURINHO-S/ Herry Kane: Largimin e trajnerit e mësova…

Herri Kejn mungoi në stërvitjen e së premtes dhe po lufton me kohën për të mos munguar në finalen e Kupës së Ligës kundër Sitit nesër në “Uembli”.

Sulmuesi, i cili vuan një dëmtim në kavilje, flet për herë të parë edhe për shkarkimin e Zhoze Murinjos të hënën. Gjatë një interviste për “Sky Sports”, ai tha se e zbuloi atë vetëm 5 minuta përpara se të njoftohej zyrtarisht dhe ishte i surprizuar: “Do jem 100% i sinqertë.

Unë u surprizova nga lajmi. Erdha në qendrën stërvitore atë ditë dhe e zbulova pas 5-10 minutash përpara se të komunikohej. Unë kisha një marrëdhënie të shkëlqyer me Murinjon. I uroj gjithë të mirat në të ardhmen. Tani kemi një finale për të përgatitur”.

Related posts

BRAZILI VAJTON PËR PELEN/ 3 ditë homazhe. FIFA: Do kujtohet përjetësisht

F.autor

RUSI 2018/ Presidenti “ngrin” Messin: Po shkuam deri në gjysmëfinale, jemi në rregull…

Sadik.Autor

Candreva për ecurinë e Milanit: Nuk na intereson, Interi ka rrugën e vet

Q.Autor

Leave a Comment