Futboll Seria A Sport

“NDAJ FIORENTINËS TREGUAM KARAKTER”/ Sulmuesi Morata: Dua të qëndroj këtu, por futbolli është…

Alvaro Morata gjeti rrugën e rrjetës me Juventusin ditën e sotme, duke shënuar golin e barazimit ndaj Fiorentinës, i cili i dha bardhezinjve 1 pikë, ndërkohë që rrezikonin të largoheshin pa asnjë pikë nga transferta e Firences.

Pas ndeshjes, sulmuesi spanjoll u shpreh se nuk ka rëndësi kush shënon, pro duhej fitorja për skuadrën. Gjithashtu ai tha se dëshiron të qëndrojë te Juventusi gjithë jetën, por futbolli tani është një biznes.

“Goli? Në fund të fundit askush nuk e mban mend atë, nëse nuk vjen fitorja. Ne kemi pasur mundësitë për të bërë më mirë, por nuk kemi pasur sukses. Ishim më ndryshe në pjesën e dytë, kjo do të na bëjë të fitojmë ndeshjet e radhës.

Nuk më pëlqen kur nuk fitoj. Po kalojmë një vit të vështirë. Nuk ka rëndësi kush është më i miri në fushë dhe kush shënon, por e rëndësishme është vetëm fitorja dhe ky vit ka pasur shumë vështirësi për ne. Sot treguam se kemi karakter dhe iu afruam shumë afër fitores.

Unë jam një futbollist profesionit dhe duhet të jap maksimumin për sa kohë jam këtu. Të gjithë e dinë se unë do dëshiroja të luaja gjithë jetën këtu, por futbolli është një biznes dhe ne nuk e kemi gjithmonë në dorë zgjedhjen. Ne kemi një finale për të luajtur dhe duam ta fitojmë. Jam i lumtur këtu. Duhet të shkojmë me çdo kusht në Ligën e Kampioneve.”, tha Morata.

Related posts

“NA DUHEN 5 LOJTARË PËR T’U RIKTHYER NË SUPERIORE”/ Futbollisti i Flamurtarit: Kategoria e Parë me një grup, më interesante

Delo.autor

SYNON RIKTHIMIN TEK FITORJA NË CHAMPIONS/ Mesfushori Muller: Ishte 1 pikë e vlefshme, me PSG-në luajmë sezonin

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Shikoni si ish-sulmuesi Henry bën për “ujë të ftohtë” Lukakun dhe De Bruyne (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment