Futboll Seria A Sport

NUK PO RINOVON ME MILAN/ Drejtuesit “kuqezi” ultimatum Donnarummës. Ja zëvendësuesi i portierit italian…

Tetë milionë euro dhe asnjë qindarkë më tepër. Milani e ka marrë vendimin përfundimtar në lidhje me kontratën e Donarumës, e cila skadon më 30 qershor. Portieri, me anë të menaxherit Mino Raiola ka kërkuar të paktën 10 milionë euro në sezon dhe një akord 2-vjeçar ku do të përfshihej edhe një klauzolë largimi, në rast se kuqezinjtë nuk ia dalin të kualifikohen në Champions.

Diferenca mes kërkesës dhe ofertës nuk duket se do të ndryshojë nga ana e klubi, ndaj Xhixhos i është dhënë kohë deri më 23 maj (përfundimi i kampionatit) për të vendosur nëse do të ndjekë paratë apo zemrën. Pas Ibrahimoviçit, drejtuesit duan të bindin një tjetër yll të skuadrës, i cili mund ta ketë ndarë mendjen për t’u larguar. Ndonëse nuk ka konfirmime nga askush në këtë aspekt, fakti që “Djalli” po kërkon e mbase ka gjetur një portier, bën të shanset e “divorcit” të jenë të larta.

Duke qëndruar te “rokada”, në portën kuqezi, thuhet se Milani ka arritur një akord me Majk Menjën, portieri 25-vjeçar i Lilës. Italianët do të shpenzojnë 15 milionë euro, shifër që i ndihmon të parakalojnë Dortmundin, që gjithashtu ishte shumë e interesuar për gardianin 187 centimetra të formuar në ekipet zinxhir të PSG-së. Sa i përket Donarumës, të shumta klubet e interesuara për shërbimet e tij e që mund t’i plotësojnë kërkesat ekonomike. Juventusi ka avantazhin e qëndrimit në Itali, por nuk përjashtohen edhe pistat angleze e franceze.

Related posts

Del Piero kritikon Allegri-n: Nuk mësoi asgjë nga finalja e kaluar

Sadik.Autor

E FRIKSHME/ Dëmtohet rëndë në fytyrë, sportisti i UFC-së përfundon në spital (VIDEO)

Sadik.Autor

ARSENAL NË KRIZË TË THELLË/ Trajneri Arteta shpjegon pse ky vit ishte i tmerrshëm dhe krenohet me dy trofe

Delo.autor

Leave a Comment