Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“LEGJEONARËT”/ Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Europë, mësoni vlerësimet për “kuqezinjtë”…

Fundjava që lamë pas ishte shumë pozitive për lojtarët shqiptarë që aktivizohen në klubet europiane.

Në bazë të vlerësimeve të faqjes së specializuar të statistikave, “Sofa Score”,  Gentian Selmani është lojtari i parë që vlerësohet më së shumti me notën 8,9. Portieri i Bolusporit u aktivizua për gjatë gjithë 90 minutëshit në humbjen ndaj Samsunsporit në Kategorinë e dytë të Turqisë. Edhe pse skuadra e tij u mposht, Selmani ka bërë një paraqitje pozitive duke neutralizuar 11 herë goditjet e ardhura në portë nga 13 gjithsej ku skuadra mike shënoi dy gola.

I dyti në këtë klasifikim është Kristal Abazaj i cili ka realizuar gol dhe ka dhuruar edhe një asist me fanellën e Istanbulspor në fitoren ndaj Bursasporit me rezultatin 1-2 në Kategorinë e dytë të Turqisë. Abazaj është vlerësuar me notën 8,0.

I treti ishte Isnik Alimi i cili vlerësohet me notën 7,6, ku Sibeniku i tij ka triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Slaven Belupos në kampionatin kroat.

I katërti është mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi i cili merr vlerësimin me notën 7,3, ku me Azhasion e tij ka barazuar 2-2 kundër Amio në Ligën e dytë franceze, duke u aktivizuar për 74 minuta lojë.

I pesti është klasifikuar Klaus Gjasula duke u vlerësuar me notën 7,2, ku Hamburgu i tij ka barazuar 1-1 në transfertë ndaj Regensbur në Bundesliga 2. Mesfushori i Kombëtares shqiptare u aktivizua në 46 minuta lojë.

VLERËSIMI I “SOFA SCORE”

Related posts

AKSIONI FANTASTIK I KUKËSIT/ Shikoni golin më të bukur të javës nga mesfushori Rroca (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Partizani-Egnatia. Rezultati 1-1

Delo.autor

CHELSEA-JUVENTUS/ Ja cili do të vendosë drejtësi në super sfidën e mbrëmjes…

Delo.autor

Leave a Comment