Futboll La Liga Sport

BUZËQESH PAS TRIUMFIT NDAJ VILLARREAL/ Trajneri Koeman: Fitore e madhe, çdo sukses është një hap drejt…

Trajneri i Barcelonës Ronald Kuman e pranoi se fitorja ndaj Vijarealit është një hap drejt titullit kampion.

“Sigurisht që është një fitore e madhe. Çdo fitore është një hap drejt triumfit. Reaguam mjaft mirë pas golit të pësuar, krijuam raste dhe e përmbysëm. Sigurisht që në fund u lodhëm, por e mbrojtëm mirë këtë fitore. Ndonjëherë na duhet edhe të vuajmë. Rivalët gjithashtu luajnë futboll dhe ta bëjnë të vështirë.

Ne nuk ishim nervozë pas golit të pësuar dhe kjo ishte pozitive. Grizman? Gjithmonë e kam mbështetur dhe e kam vlerësuar. Puna e tij është e madhe. Po përmirësohet në saktësinë përpara portës kundërshtare.

Ishte i rëndësishëm për të përmbysur këtë ndeshje. Besojmë që mund të fitojmë titullin dhe të bëjmë dopietë trofesh”, tha Kuman.

Related posts

ZYRTARE/ Është shndërruar në lider tek skuadra franceze, rinovon edhe për 3 vite mesfushori shqiptar…

Delo.autor

NGA E KUQJA TEK E ZEZA/ Sezon me dritëhije, Champions-i në dy anët e medaljes së Milan-it

Delo.autor

GOLAT/ Real Madrid përmbys 1-2 Valencian në limite dhe merr kreun e La Ligas, Vinicius del me karton të kuq

F.autor

Leave a Comment