Futboll Seria A Sport

“ME CONTEN DO TË KEMI NJË TAKIM”/ Marotta: Letra për të sanksionuar Inter, Milan dhe Juventus? Jemi në një moment…

Përpara vërshëllimës së startit të ndeshjes kundër Veronës, administratori i deleguar i Interit, Xhuzepe Marota, ka folur për faktet e lidhura me Super Ligën që përfshinë klubin në ditët e fundit:

“Letra për të sanksionuar Juven, Interin dhe Milanin? Zyrtarisht nuk dimë asgjë dhe nuk e njohim përmbajtjen, me siguri jemi në një moment tragjik të futbollit, që ka nxjerrë në pah problemin e vërtetë: qëndrueshmërinë. Ky është një model që nuk funksionon, nuk jep garanci pas pandemisë që ka ndikuar në kontraktimin e të ardhurave”.

Konte ka kërkuar qartësi mbi të ardhmen: “Jam dakord me dy aspekte: së pari përqendrimi te finalja e kampionatit, që mund të na japë kënaqësi. Në radhë të dytë vjen qartësia, një deklaratë e ndershme e një trajneri që kërkon programet e klubit. Në kohën dhe momentin e duhur me siguri do të ketë një takim dhe klubi do të duhet të ekspozojë problemet e së ardhshmes”.

Related posts

Salah po kërkon shtëpi në Madrid…!

Sadik.Autor

Partizani gjen kundërshtar në Ohër, fikson miqësoren e parë ndaj ekipit maqedonas

Sadik.Autor

“A DO TË TËRHIQESH?” Pyetja që acaroi kapitenin e Watford pasi ra nga Premier, ja si e fyen live gazetarin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment