Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Po shkëlqen me Juventus, klubi i Barcelonës në gjurmët e yllit të “bardhezinjve”…

Skuadra e Barcelonës është e interesuar në shërbimet e qendërmbrojtësit të Juventusit, Matajs de Ligt. Sipas mediave spanjolle, drejtuesit katalanas e shohin holandezin si përforcim ideal për prapavijën dhe po planifikojnë t’i bëjnë ofertë bardhezinjve për kartonin.

De Ligt konsiderohet i pashitshëm nga klubi italian. 21-vjeçari ka kontratë me “Zonjën e vjetër” deri në vitin 2024, kurse sivjet realizuar një gol e një asistim në 30 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Kartoni i De Ligt, vlerësohet mbi 80 milionë euro dhe ka shumë përvojë ndërkombëtare falë paraqitjeve me kombëtaren e Holandës.

Related posts

“KOMPLOTI”/ Çështja Strakosha, te Lazio e shohin si sulm të qëllimshëm se janë pretendentë për titullin

Delo.autor

“US OPEN”/ Tenisti Djokovic avancon në raundin e tretë, triumfojnë edhe Zverev e Berrettini

Delo.autor

Interi me vetëm një mungesë të rëndësishme kundër Juventusit

Sadik.Autor

Leave a Comment