Old Traffordi është arena ku Manchester Unitedi dhe Roma zhvillojnë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Djajtë e Kuq arritën në këtë fazë falë triumfit të përgjithshëm prej 4-0 kundër Granadas në çerekfinale.
Giallorossët u treguan më të fortë se Ajaxi duke fituar me rezultat të përgjithshëm prej 3-2.
Trajnerët Ole Gunnar Solskjaer dhe Paulo Fonseca i kanë përgatitur skuadrat me të cilat do ta fillojnë takimin e parë gjysmëfinal.
FORMACIONET ZYRTARE
Manchester United: : De Gea; Wan-Bissaka, Lindelöf, Maguire, Shaw; McTominay, Fred; Rashford, Bruno Fernandes, Pogba; Cavani.
Romë: Pau López; Smalling, Cristante, Ibañez; Karsdorp, Diawara, Veretout, Spinazzola; Pellegrini, Mkhitaryan; Dzeko.