Futboll Sport

“SHPËRTHEN” NDAJ ISH-SHOKUT TË SKUADRËS/ Podolski: Meritonte një dënim më të ashpër

Sulmi i ashpër i Lukas Podolski-t ndaj Christoph Metzelder.

Ish-mbrojtësi i kombëtares së Gjermanisë është dënuar me dhjetë muaj në liri me kusht për zotërim dhe shpërndarje të materliave pedopornografike.

“I kam marrë imazhet me screenshot nga faqet e internetit. Do ta pranoj dënimin dhe u kërkoj falje viktimave të dhunës seksuale. Do të duhet të jetoj me këtë ndjenjë faji për gjithë jetën time”, ka qenë pohimi iish-mbrojtësit.

Megjithatë, Podolski, ish-shoku i tij i skuadrës në kombëtare, nuk është dakord:

“Duhej të kishte marrë një dënim më të ashpër. Edhe një rrëfim i pjesshëm nuk duhej të ishte një lehtësim kur bëhet fjalë për pronografi fëmijësh”, ka thënë Podolski.

“Kush bën mëkat ndaj fëmijëve, duhet ndëshkuar me ashpërsinë më të madhe të mundshme të parashikuar nga ligji. Ky dënim nuk është i drejtë për shkeljen e bërë. Është e neveritshme”.

Related posts

Zidane: Neymar dhe Ronaldo në një ekip? Të mirët shkojnë gjithmonë…

Sadik.Autor

STATISTIKAT/ Çudia me skuadrën e Koeman, Barcelona nuk fiton asnjeherë kur e “vjedh” topin

Delo.autor

TRIUMFOJNË NË “OLIMPICO”/ “Zonja e Vjetër” mposht Romën dhe shpallet kampione dimri

Delo.autor

Leave a Comment