Futboll La Liga Sport

PËRBUZI GJYQTARIN E KATËRT/ Trajneri Koeman nuk i shpëton dënimit. Ja me sa ndeshje është pezulluar…

Trajneri i Barcelonës, është dënuar me 2 ndeshje pezullim, për shkak të kartonit të kuq që mori në minutën e 66-të të ndeshjes Barça-Granada (1-2). Gjyqtari Pablo Gonzalez Fuertes, ia nxori kartonin e kuq pasi holandezi, edhe pse ishte këshilluar më parë, përbuzi gjyqtarin e katërt me fjalët: Çfarë tipi qenke!

Komiteti i Konkurrencës, në zbatim të Nenit 117 të Rregullores Disiplinore, e cila u referohet veprimeve të arbitrave, trajnerëve ose autoriteteve të tjera sportive, vendosi pezullimin e Kumanit në dy ndeshje.

Në këtë mënyrë, Koeman nuk do të jetë në gjendje të ulet në stol në sfidat e rëndësishme që Barça do të luajë kundër Valencias, në Mestaja këtë të diel (21:00), dhe kundër Atletikos së Madridit, në “Kamp Nou”, më 8 maj. Sidoqoftë, trajneri holandez do të udhëtojë për në Valencia me pjesën tjetër të ekipit dhe do të shohë ndeshjen nga një zonë të stadiumit.

Related posts

LARGIMI I TRAJNERIT DEDE/ Tre emra të njohur në tavolinën e Halilit, ja kandidatët për stolin e Tiranës…

Delo.autor

TIRANA-TEUTA/ Pas një kundërsulmi nga “Bardheblutë”, Seferi ndëshkon “Durrsakët” (VIDEO)

Delo.autor

I MORËN KREUN KAMPIONËVE TË ITALISË/ Shikoni si festojnë tek Interi, edhe pse momental (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment