Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Juventus nxjerr yllin në shitje, Barcelona dhe Chelsea vihen në lëvizje

Adrien Rabiot është një nga lojtarët më të aktivizuar tek Juventus-i i Andrea Pirlo-s, plot 2.796 minuta lojë mes Serisë A, Champions League, Kupës së Italisë dhe Superkupës së Italisë.

Një besim i madh që nuk është shpërblyer nga paraqitje të mira, sepse francezi nuk ka bindur kurrë plotësisht.

Për Juventus-in nuk është i paprekshëm, si për arsye që kanë lidhje me fushën, ashtu edhe për arsye ekonomike.

Ish-ylli i PSG-së paguhet 7 milionë euro në vit, për më shumë bardhezinjtë mund të fitojnë nga shitja e tij një suficit të konsiderueshëm, duke parë se e kanë marrë me kosto zero.

Mamaja-menaxhere Veronique ka nisur punën, duke kontaktuar klube të ndryshëm. Sipas Calciomercato.com, për Rabiot nuk interesohet vetëm Barcelona, por edhe Chelsea.

Juventus e ka fiksuar çmimin e kartonit në 20 milionë euro.

Related posts

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta në nëna e mesfushorit të Manchester United…

Delo.autor

Enis Gavazaj dhe Kristal Abazaj: Erdhi momenti të tregojmë veten në kombëtare

Sadik.Autor

Nëse përjashtohet Milani nga kompeticionet europiane, Bonucci pritet të…

Isa.Autor

Leave a Comment