Futboll Sport

PO BËHET VIRALE/ Dështon keq nga penallta, futbollisti i Ajax e dërgon topin jashtë… stadiumit (VIDEO)

Një penallti e humbur nga skuadra e të rinjve të Ajaksit, ka nisur të bëjë xhiron në internet.

Në minutën e 39-të, Ajaksi kishte mundësinë të kalonte në avantazh ndaj Almere Siti, teksa fituan penallti, por ajo që bëri sulmuesi Brian Brobi, shkaktoi të qeshura të mëdha.

Sulmuesi holandez dështoi keq nga penallti, teksa gjuajtja e tij në krahun e djathtë përfundon jashtë stadiumit. Kaq ka mjaftuar që menjëherë në rrjetet sociale të shpërndahet me shpejtësi ky episod, ku nuk kanë munguar talljet.

Në fund Almere Siti doli me 3 pikët nga kjo ndeshje, teksa triumfuan minimalisht falë një goli të Jeboah në minutën e 75’.

Related posts

NUK U AKTIVIZUA NDAJ NAPOLIT/ Zbulohet arsyeja e mungesës së Theo Hernandez tek Milan…

Delo.autor

14 GOLA NË 10 NDESHJE/ Zbulimi i Serisë A: Sikur topi më kërkon vetë, dhe unë…

Isa.Autor

Nuk do ta besoni/ Guardiola e pranon : “Ndoshta është faji im që… ”

Sadik.Autor

Leave a Comment