Futboll Sport

FUTBOLL FEMRA/ Fitojnë titullin kampion për herë te tetë radhazi, “ligjin” në Shqipëri e bën Vllaznia

Vllaznia në futboll për femra, tashmë edhe zyrtarisht është kampione re Shqipërisë për sezonin aktual 2020-2021.

Ndonëse duhen edhe 3 javë nga fundi i kampionatit, shkodranet kanë siguruar ditën e sotme matematikisht titullin kampion.

Ky është titulli i tetë radhazi për vajzat shkodrane, që bëjnë “ligjin” në Shqipëri. Diferenca me Aploninë e vendit të dytë tashmë është 10 pikë dhe kjo ka bërë që sot Vllaznia e femrave të shpallet zyrtarisht kampione në vend.

Vajzat shkodrane shkatërruan me rezultatin 11-0 Partizanin e femrave ditën e sotme, me Megi Doçin që shënoi 4 gola, ndërkohë Lufo shënoi dopietë, Dizdari shkaktoi autogol, ndërsa golat e të tjerë u shënuan nga Curraj, Rrahmani, Levenaj dhe Gjini.

Related posts

“NA LA PA FRYMË”/ Tërheqëse dhe provokuese, bukuroshja SHQIPTARE “tërbon” Italinë (FOTO)

Isa.Autor

Chelsea kundër Barcelonës në Champions League, por londinezët duan lojtarin e katalanasve

Q.Autor

E BUJSHME/ Milan-Real Madrid: Benzema ZYRTARIZOHET javën e ardhshme

Isa.Autor

Leave a Comment