Futboll

Sulmuesi argjentinas: S’kam kontratë me Interin

Sulmuesi i Racing Club, Lautaro Martinez, ka paralajmëruar se transferimi i tij në Inter nuk është punë e kryer.
“Ka takime dhe oferta, por kjo është e tëra”, ka thënë ai, raporton FootballItalia, përcjell Express.

Javëve të fundit, dy klubet dhe agjenti i lojtarit kanë thënë se marrëveshja është praktikisht gjë e kryer për 25 milion euro plus përqindje në shitjen e tij në të ardhmen, megjithatë klubet tjera mund t’i prishin punë Interit.

“Transferimi nuk është përmbyllur”, ka thënë Martinez për Pagina12.com.ar.

“Natyrisht, ka takime dhe oferta, por kjo është e gjitha. Jam lojtar i Racing dhe dua ta bëj më të mirën për Racing. Çdo gjë do të jetë e qartë ditën që do të ketë diçka konkrete”, ka shtuar ai.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Bayern nuk di të ndalet, bomberi Lewandowski ndëshkon Dinamo Kiev (VIDEO)

Delo.autor

Zidane “përjashton” Vazquez, United i hap derën

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Humbi ndjenjat gjatë sfidës ndaj Atalantës, Napoli komunikon gjendjen e lojtarit të saj

Delo.autor

Leave a Comment