Futboll Seria A Sport

“DO TË HAP NJË SHISHE SHAMPANJË DHE…”/ Moratti për triumfin e Interit: Ju tregoj 3 lojtarët më të mirë të sezonit

Interi u shpall matematikisht kampione e Serisë A, teksa për zikaltrit ky është triumfi i 19-të në historinë e klubit.

Për mikrofonat e ‘’La Repubblica’’, presidenti legjendar i Interit, Masimo Morati u shpreh mjaft i lumtur teksa nuk nguroi të zgjidhte dhe tre lojtarët më të mirë të kësaj arritje kaq të madhe për zikaltrit.
Triumfi: “Jam i emocionuar. Unë e kam jetuar këtë triumf me më shumë liri pasi nuk jam më President. Nuk doja të bëja parashikime të hershme, prandaj nuk ju kam përgjigjur gazetarëve gjatë ditëve të fundit’’.

Lojtarët më të mire: “Konte ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe bordi e ka mbështetur atë. Nëse duhet të zgjedh lojtarët më thelbësorë, do të thosha Lukaku, Barella dhe Hakimi. Eriksen ishte një surprizë e bukur në pjesën e dytë të sezonit’’.

Handa: ’’Handanoviç bëri vërtet i mire këtë sezon. Ai bëri disa gabime, por tifozët duhet ta falin sepse ai gjithashtu ka dhënë disa paraqitje të pabesueshme. ”

Surpriza: “Do të vesh një fanellë të Interit, kam kaq shumë, më duhet vetëm të zgjedh cilën. Ish-lojtarët e mi më dhuruan kaq shumë fanella kur mbyllën karrierën, thjesht nuk do të them se cilin e zgjedh sepse nuk dua të zhgënjej askënd’’.

Festa: “Unë do të hap një shishe shampanjë dhe do t’i telefonoj të gjithë interistët që më thirrën këto ditë dhe të cilëve nuk u jam përgjigjur’’.

Zhang: “Ne i kemi dërguar mesazhe njëri-tjetrit dhe e kam përgëzuar për atë që po bën. Ai më tha se dëshiron të më takojë në ditët në vijim, gjë që unë me kënaqësi do ta bëj. Më pëlqen shumë, ashtu si babai i tij, shpresoj që Interi të mbetet nën pronësinë e tyre për një kohë të gjatë, padyshim me Konten në stol”.

Murinjo: “Unë do ta dua Mourinhon përgjithmonë, çfarëdo zgjedhje që ai të bëjë. Do të isha i lumtur nëse ai kthehet në Itali. Ai do të ishte në gjendje të stimulojë botën e futbollit që ka bërë kudo. I uroj më të mirën”, u shpreh presidenti legjendar i Interit.

Related posts

QËNDROI 2 VITE E GJYSMË NË KOMA/ Ajax prish kontratën lojtarit që pësoi sulm në zemër dhe ka mbetur…

Delo.autor

ARRIN MARRËVESHJEN/ Partizani blen lojtarin e Crotones…

Delo.autor

Ekipi kualifikohet në Champions, kërkon dyshen Bolt-Gilardino në sulm

Sadik.Autor

Leave a Comment