Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PO SHKËLQEN NË ITALI/ Goli në ndeshjen vendimtare, mbrojtësi Ajeti vendoset përkrahë Balotellit në… (FOTO)

Përveç se po shkëlqen në mbrojtje, Arlind Ajeti tani po bën edhe sulmuesin për skuadrën e Rexhianës në Serinë B italiane.

Mbrojtësi i Kombëtares, ka gjetur rrugën e rrjetës në fundjavë, duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes, ndaj Pordenones në minutën 56-të. Gol vendimtar ai i shqiptarit, që në fund i dha 3 pikët Rexhianës, ndaj rivalit për mbijetesë.

Pikërisht për këtë arsye, Ajeti është zgjedhur në formacionin e javës në Serinë B, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon. Ajeti zgjidhet ndër më të mirët e mbrojtjes për fundjavën që lamë pas në Serinë B, teksa ndodhet në të njëjtin formacion, ku bën pjesë edhe sulmuesi i njohur italian, Mario Baloteli, i cili shënoi dopietë për Monzën, duke i dhënë fitoren këtyre të fundit.

Related posts

“E MBAN MEND ATË NATË?” Ronaldinho provokon Ramos me pozën e gabuar. Spanjolli e “fundos” (FOTO)

Delo.autor

SUPERIORE/ Rekord dhe mungesë e madhe, çështje sulmuesish

Sadik.Autor

BOSNJE-ITALI/ Bernardeschi nis nga stoli, Prevljak në sulm (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment