Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Dridhet Barcelona, La Liga nis hetimet për Messi-n me shokë. Ja shkaku…

Papritur, Barcelona përfundon në qendër të polemikave.

Në Spanjë po shkakton shumë bujë lajmi që ka patur për protagonistë Messi-n dhe skuadrën, të gjithë të ftuar në vilën e Pleshtit për një drekë të organizuar me qëllimin për të bashkuar grupin për fazën finale të kampionatit.

Sipas Marca-s, La Liga duket se ka vendosur të hapë një hetim mbi sjelljen e lojtarëve blaugrana, të cilët ka shumë mundësi të kenë qenë të pranishëm në shoqërinë e familjeve të tyre.

Ata kanë shkelur protokollin anti-Covid të vendosur nga qeveria spanjolle, që parashikon një limit prej 6 personash për dreka ose darke. Burime brenda Barcelona-s kanë shpjeguar se lojtarët kanë respektuar masat e sigurisë, por lajmi duhet të shqetësojë shumë Barçën.

Katalanasit mbajnë vendin e tretë në renditje, me pikë të barabarta me Real Madrid dhe 2 pikë larg Atletico Madrid, skuadra me të cilën do të përballet të shtunën.

Related posts

FITORJA E PARË PËR VITIN 2023 NË KAMPIONAT/ Partizani mund Bylisin dhe futet sërish në garën për titull

F.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Manchester United-Inter, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Delo.autor

REAL MADRID-LEGANES/ Ramos shpërdoron penalltinë, por arbitri i jep edhe një shans (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment