Bundesliga Futboll

Bayerni gjithnjë më afër Wagnerit

Sulmuesi i Hoffenheimit, Sandro Wagner, së shpejti do të bëhet lojtar i Bayern Munichut.

Drejtuesit bavarezë mësohet se kanë arritur marrëveshjen me homologët e Hoffenheimit për transferimit e 30-vjeçarit të Kombëtares Gjermane te kampionët e Bundesligës.

Wagner do t’i kushtojë Bayernit 12 milionë euro dhe do të firmosë një kontratë të vlefshme deri në vitin 2020.

Gjatë këtij sezoni, sulmuesi 1.94 metra i gjatë është aktivizuar në 11 ndeshje në Bundesligë dhe ka realizuar katër gola.

Ai në të kaluarën ishte pjesë Herthas dhe Werder Bremen. Ndeshja e ardhshme e Bayernit në Bundesliga është ndaj Leverkusenit.

Related posts

ËNDËRRON TË FITOJË CHAMPIONSIN ME INTER/ Milan Skriniar optimist: Ka ardhur koha që ta mposhtim…

Delo.autor

KËRKON NJË MBROJTËS NË EKIP/ Atletico zgjedh njërin mes Tripier dhe Hysajt, ja zgjedhja

Delo.autor

DURO i përgjigjet presidentit Qarri: Fitojmë ndaj PARTIZANIT dhe largohem i fundit nga Kamza

Isa.Autor

Leave a Comment