Jose Mourinho është përsëri pjesë e trajningut. Vetëm 15 ditë pasi u shkarkua nga Tottenham, portugezi u zyrtarizua në stolin e Romës. “Special One” do të zëvendësojë Paulo Fonseca në fund të këtij sezoni. Sipas korrespodentit të BeIN Sports, Tancredi Palmeri, Mourinho ka ndërprerë marrjen e pagës nga “Spurs” për t’u bashkuar me verdhekuqtë. Ai po fitonte 16 milionë € në vit te Tottenham, ndërsa do të paguhet 7 milionë € në vit nga Roma.
Tottenham, gjithashtu do t’i paguajë atij 9 milionë euro në vit për dy sezonet e ardhshme. Kjo do të thotë se do të fitojë 39 milionë euro gjatë tri viteve të ardhshme. Por, si krahasohet kjo pagesë me trajnerët më të mirë në botë? Palmeri ka renditur 10 trajnerët më të paguar në botë, pas emërimit të Mourinho në stolin e Romës.
Mauricio Pochettino – 7 milionë € në vit
Hansi Flick – 8 milionë € në vit
Carlo Ancelotti – 8 milionë € në vit
Jurgen Klopp – 10.5 milionë € në vit
Antonio Conte – 11 milionë € në vit
Zinedine Zidane – 12 milionë € në vit
Fabio Cannavaro – 12 milionë € në vit
Jose Mourinho – 13 milionë € në vit
Diego Simeone – 15 milionë € në vit
Pep Guardiola – 23 milionë € në vit
Mourinho është ende në mesin e tre trajnerëve më të paguar në botë. Kryeson Guardiola, i cili fiton çdo qindarkë të mundshme për suksesin që po sjell te Manchester City. Fabio Cannavaro është trajneri i vetëm në “top 10”, që nuk drejton në Europë, por në Kinë.