Futboll

Tmerr për Nadalin, lëndohet tamam kur u rikthye nga një dëmtim

Numri dy i botës në tenis, Rafael Nadal, është tërhequr nga turneu “Mexican Open” pasi i është rikthyer lëndimi, si pasojë e të cilët u detyrua të tërhiqej nga grand slami i parë i vitit “Australian Open” në janar.
Gjashtëmbëdhjetë herë fituesi i grand slameve pritej të përballej sot me bashkëkombësin e vet, Feliciano Lopez, në rrethin e parë të turneut në Acapulco, transmeton Express.

Nadali u tërhoq në setin e pestë të ndeshjes çerekfinale kundër Marin Cilic në Melbourne muajin e kaluar pas një dëmtimi në ije.

“Synimi dhe shpresa ime ishte të luaja në këtë turne”, ka thënë 31-vjeçari.

“Fatkeqësisht, në seancën e fundit stërvitor dje, ndjeva dhimbje të mprehtë në këmbë përsëri”, shtoi spanjolli.

Related posts

Emery: Dua ta mbaj Pastoren në PSG, por ai vendos vet për të ardhmen

Q.Autor

ZYRTARE/ Bayern Munich prezanton Luis Diaz, firmos deri në 2029

F.autor

O ÇFARË GOLI/ “SNAJPERI” SHQIPTAR dhuron një tjetër “perlë” për Maqedoninë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment