Champions League Futboll Sport

FINALE BRITANIKE NË CHAMPIONS LEAGUE/ Chelsea eliminon Real Madrid dhe fluturon drejt Stambollit

Finalja e Champions Ligës do të jetë e gjitha angleze! Çelsi arriti të triumfonte ndaj ekspertëve të Realit të Madridit me rezultatin 2-0 në aktin e dytë gjysmëfinal duke siguruar një biletë për në Stamboll ku do të përballet me Mançester Sitin më 29 maj.

Skuadra e trajnerit Tuhel, dominoi në pjesën më të madhe të sfidës së sotme, përballë një Reali të fikur dhe pa ide. Timo Verner në minutën e 28-të dhe Maunt në të 85-tën, ishin autorët e golave, që i dhuruan finalen bluve të Londrës.

Related posts

RAST I ÇUDITSHËM/ Mesfushori Paulinho largohet nga ekipi pas 4 ndeshjesh dhe 2 golash

Delo.autor

DRAMË NË CHAMPIONS! Llorente ndëshkon Liverpoolin pas gafës së Adrian (VIDEO)

Delo.autor

PA TMERR ME SY/ PEREZ: Njerëz të çmendur, nuk luaj në një fushë ku rrezikoj të më…

Isa.Autor

Leave a Comment